Mogherini: Bashkimi Evropian mbështet zgjidhjen politike të krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51054-mogherini_bashkimi_evropian_mbështet_zgjidhjen_politike_të_krizës_në_siri
Shefja e diplomacisë evropiane ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet zgjidhjen politike të krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2017 04:11 Europe/Tirane
  • Mogherini: Bashkimi Evropian mbështet zgjidhjen politike të krizës në Siri

Shefja e diplomacisë evropiane ka deklaruar se Bashkimi Evropian mbështet zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Agjencia a lajmeve Sputnik njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të martën e quajti të rëndësishëm rolin e BE në arritjen e një rrugëzgjidhje politike për krizën në Siri dhe theksoi mbështetjen ndaj procesit të bisedimeve politike mes palëve siriane në Gjenevë. Mogherini duke theksuar gjykimin dhe dënimin e atyre të cilët kanë kryer krime lufte në Siri, kërkoi nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e këtij vendi që në hapin e parë për të dalë nga kjo krizë, të zbatojnë marrëveshjet dhe të ndërpresin tensionet dhe luftimet. Federika Mogherini, gjithashtu, zgjidhjen e problemeve humanitare në Siri, e quajti të domosdoshëm dhe shtoi: "Ne inkurajojmë të gjitha vendet që ndihmojnë popullin e Sirisë duke dërguar ndihma humanitare".