Bashkimi Evropian i kënaqur me zbatimin e zotimeve ndërkombëtare nga Irani
Shefja e diplomacisë evropiane është shprehur e kënaqur me zbatimin e zotimeve ndërkombëtare nga ana Iranit në lidhje me programin atomik.
Federika Mogherini të enjten në mbledhjen e Këshillit të Evropës në Bruksel e cilësoi shumë të mirë bashkëpunimin e Bashkimit të Evropës me Iranit dhe deklaroi: "Nga ana e Bashkimit Evropian janë dhënë zotime të forta për investime dhe për fillimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me Iranin. Shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se gjashtë ose shtatë kamisierë evropianë kanë zhvilluar negociata me palën iraniane në lidhje me bashkëpunim në fushat e kulturës, energjisë dhe në fushat e tjera shoqërore, ndërsa rruga për zhvillimin e bisedimeve edhe në fusha të tjera është e hapur. Shefja e diplomacisë evropiane disa orë pas fillimit të procesit të votimit për zgjedhjet presidenciale në Irani, deklaroi Republika Islamike e Iranit është një faktor i rëndësishëm në Azi dhe Evropa me respekt të veçantë po ndjek procesin e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.