Mogherini uron presidentin Ruhani
May 20, 2017 11:24 Europe/Tirane
Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini, ka uruar presidentin Hasan Ruhani për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Federika Mogherini në një mesazh të saj në Twitter deklaroi: Iranianët me entuziazëm morën pjesë në jetën politike të vendit. Uroj presidentin Hasan Ruhani për marrjen e votave dhe për mbështetjen e popullit. Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë e BE për të zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore. Në mesazhin e dytë të saj, shefja e diplomacisë evropiane tha: BE është e gatshme që të bashkëpunojë në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe akordeve dypalëshe, paqen në rajon dhe për të plotësuar kërkesat e të gjithë popullit iranian.
Tags