Mediat amerikane, mjet loje politike
May 23, 2017 06:43 Europe/Tirane
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë deklaroi se mediat amerikane janë kthyer në mjet loje politike.
Maria Zakharova, deklaroi se mediat amerikane as nuk e fshehin faktin që janë garantuese të interesave të caktuara politike dhe monetare. Publikimi i lajmeve të padrejta në shekullin e 21-të dëmton rëndë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ul dukshëm besimin e opinionit publik tek media. Për fat të keq mediat evropiane ushqehen nga mediat amerikane dhe punojnë për plotësimin e interesave të tyre. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë gjithashtu hodhi poshtë lajmin e Uashington Post për atë se presidenti amerikan i ka dhënë informacione sekrete Rusisë mbi grupin terrorist ISIS.
Tags