Raporti i UNICEF mbi fëmijët pa prindër
May 23, 2017 06:43 Europe/Tirane
UNICEF-i ka lajmëruar mbi shtimin e fëmijëve që jetojnë pa prindër.
Sipas një raporti të Press Tv, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët ka raportuar një rritje të numrit të fëmijëve të pashoqëruar që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë. Të martën, UNICEF njoftoi në një deklaratë se ndërmjet viteve 2015 dhe 2016, rreth 200,000 të mitur të vetëm kanë aplikuar për azil në 80 vende ku janë shpërndarë në të gjithë globin. Ajo shtoi se 100,000 të mitur u regjistruan ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin midis SHBA dhe Meksikës. Shuma totale prej 300,000 tregon një rritje prej pesë herë që nga viti 2010, kur 66,000 fëmijë janë regjistruar në përpjekje që të kalojnë kufijtë ndërkombëtarë.
Tags