Moska kërkon bashkëpunim me Evropën në luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i51562-moska_kërkon_bashkëpunim_me_evropën_në_luftën_kundër_terrorizmit
Presidenti i Rusisë ka kërkuar rifillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve kundër terrorizmit me Parlamentin e Evropës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2017 10:43 Europe/Tirane
  • Moska kërkon bashkëpunim me Evropën në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Rusisë ka kërkuar rifillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve kundër terrorizmit me Parlamentin e Evropës.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, të martën ka dërguar një mesazh ngushëllimi për Theresa May, kryeministren e Anglisë dhe ka dënuar krimin çnjerëzor të kryer mbrëmë në Mançister, ndërsa deklaroi gatishmërinë e Moskës për rifillimin e bashkëpunimeve të duhura me homologët evropian për ta luftuar terrorizmin. Ndërkohë Konstatin Kasaçov, kryetari i komisionit për çështje të jashtme në Duman e Rusisë, kërkoi bashkëpunim me Parlamentin e Evropës për të luftuar kundër terrorizmit dhe deklaroi: "Lufta kundër terrorizmit duhet të zhvillohet hap pas hapi në bazë të përpjekjeve dhe veprimeve të koordinuara dhe sistematike. Kasaçov vuri në dukje kryerjen e sulmit të dytë terrorist në Britaninë e Madhe i cili ka shkaktuar frikë dhe tmerr të madh tek qytetarët anglezë dhe deklaroi se pas këtij sulmi, liderët e vendeve evropiane duhet të rishikojnë politikat e Evropës të cilat kanë rezultuar me ndërprerjen e bashkëpunimeve mes Rusisë dhe Evropës në luftën kundër terrorizmit. Kryetari i komisionit për çështje të jashtme në Duman e Rusisë i ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit të Anglisë për viktimat e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Mançister.