Filmi i shkurtër iranian i zgjedhur në Kanë
Filmi iranian me metrazh të shkurtër “ Hejvan “ ( Kafsha), i realizuar nga Behram dhe Bahman Ark, është zgjedhur si filmi i dytë më i mirë i Cinefondation në festivalin e Kanit.
Në këtë sektor të festivalit ndërkombëtar të filmit Kanë, janë prezantuar filma me metrazh të shkurtër nga Sllovakia. Brazili, Japonia, India, Franca, Amerika, Argjentina, Anglia, Tajvani dhe Belgjika ku filmi iranian Kafsha, u zgjodh i dyti. Për çdo vit në sektorin Cinefondation, prezantohen filmat e prodhuar nga shkollat, universitet dhe qendra mësimore kinematografike. Këtë vit çmimin e parë e mori filmi “ Ura është këtu’ e regjisores Valentina Maorl nga Belgjika, ndërsa vendin e tretë filmi “ Vdiqën dy të rinj” të realizuar nga Tomaso Asberti nga Franca. Behrami dhe Bahman Ark janë studentë të shkollës kombëtare të kinematografisë në Iran.