Moska: Politika përjashtuese e NATO-s rrit rreziqet për konflikte
(last modified Sat, 27 May 2017 07:00:43 GMT )
May 27, 2017 09:00 Europe/Tirane
  • Moska: Politika përjashtuese e NATO-s rrit rreziqet për konflikte

Politika “përjashtuese” e NATO-s kundër Rusisë rrit rreziqet për konflikte potenciale në zonën euro-atlantike, theksoi sot diplomacia ruse pas një samiti të Aleancës Atlantike në Bruksel. 

Është e dukshme që marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një komunikatë. Vendet perëndimore kanë zgjedhur një politikë sigurie të mbyllur dhe të përqendruar në NATO”, theksoi Moska. Kjo politikë është pasojë e strategjisë afatgjatë të NATO-s për të përmbajtur politikisht dhe ushtarakisht Rusinë”, kritikon Moska duke iu referuar doktrinës Truman “të përjashtimit” vendosur nga SHBA që prej vitit 1947 për të ndaluar shtrirjen e ish-Bashkimit Sovjetik.. Pasoja e drejtpërdrejtë është rritja e konflikteve potenciale në zonën euro-atlantike”, shtoi ministria duke dënuar masat e marra për riforcimin e kapaciteteve të NATO-s në pjesën lindore, në afërsi të rajoneve ruse. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s vendosin në pjesën më të madhe cilësinë e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare”, nënvizoi ministria duke shprehur keqardhje se “miti i kërcënimit të ardhur nga lindja pengon shtetet për të bashkuar përpjekjet e tyre në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta”. Këto deklarata të diplomacisë ruse u bënë pas një samiti të NATO-s në Bruksel, kushtuar gjerësisht luftës kundër terrorizmit.

Tags