Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Venezuelë
Protestat anti-qeveritare të opozitarëve në Venezuelë po vazhdojnë akoma. Kanali televiziv France 24 njoftoi e protestat anti-qeveritare të opozitarëve në Venezuelë kanë vazhduar edhe ditën e hënë në Karakas dhe në qytetet e tjera të këtij vendi.
Lideri i opozitarëve të qeverisë së Venezuelës ka ftuar qytetarët e këtij vendi që të dalin në protesta edhe ditën e martë për të protestuar kundër planit të propozuar nga Nikollas Maduro, presidentit të Venezuelës, për rihartimin e Kushtetutës së këtij vendi dhe për formimin e kuvendit të themeluesve. Maduro po bënë përpjekje për t'i dhënë fund krizës disa mujore në këtë Venezuelë dhe ka propozuar formimin e kuvendit të themeluesve për të marrë përgjegjësin e rihartimit të Kushtetutës së këtij vendi. Opozitarët duke organizuar protesta në qytete të ndryshme të këtij vendi, po mundohen ta rrëzojnë presidentin e Venezuelës.