Në Kinë zhvillohet Konkursi më i madh në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i52606-në_kinë_zhvillohet_konkursi_më_i_madh_në_botë
Konkursi më i madh në botë u zhvillua në Kinë me pjesëmarrjen e 9.4 milionë maturantëve në të gjithë Kinës për të hyrë në qendrat universitare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Në Kinë zhvillohet Konkursi më i madh në botë

Konkursi më i madh në botë u zhvillua në Kinë me pjesëmarrjen e 9.4 milionë maturantëve në të gjithë Kinës për të hyrë në qendrat universitare.

Konkursi i provimit pranues për universitete në Kinë i njohur me emrin "Gaokao", njihet si provimi më i madh pranues në botë dhe ka rëndësi shumë të madhe për të rinjtë dhe familjet e tyre për arsye se të rinjtë kinezë provimin pranues për universitete e konsiderojnë një sprovë të rëndësishme për suksesin ose dështimin e tyre. Megjithëkëtë statistikat tregojnë se këtë vit numri i maturantëve që marrin pjesë në këtë konkurs është më i vogël se sa në vitin 2008 kur morën pjesë 10.5 milionë maturantë.