Fillon mbledhja periodike e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53010-fillon_mbledhja_periodike_e_këshillit_të_guvernatorëve_të_anea
Mbledhja vjetore e Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka filluar me shqyrtimin e raportit të ri të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-s në lidhje me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2017 11:06 Europe/Tirane
  • Fillon mbledhja periodike e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA

Mbledhja vjetore e Këshillit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka filluar me shqyrtimin e raportit të ri të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-s në lidhje me Iranin.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se në mbledhjen e cila filloi sot dhe do të vazhdojë deri ditën e premte dhe që zhvillohet mbrapa dyerve të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve, do të shqyrtohet raporti më i fundit i Jokia Amano, drejtorit të përgjithshëm të ANEA-s në lidhje me vëzhgimin e programit atomik të Iranit. Raporti i dytë i ANEA në lidhje me Iranin në vitin 2017 është përgatitur me titull "Konfirmimi i vërtetësisë dhe vëzhgimi në Republikën Islamike të Iranit në përputhje me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB" u publikua  dhjetë ditë më parë dhe është vendosur në dispozicion të anëtarëve të Këshillit të Guvernatorëve. Ky raport përsëri thekson se programi atomik i Republikës Islamike të Iranit po ecën para në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1. Raporti i ri i ANEA-s tregon se rezervat e ujit të rëndë të Iranit janë 128.2 tonë dhe fabrika e prodhimit të ujit të rëndë aktualisht është duk rikonstruktuar dhe riparimin e rezervave vjetore. Temë tjetër e kësaj mbledhje janë edhe raporti vjetor i ANEA përkatës me vitin 2016, raporti për bashkëpunime teknike në vitin 2016, zbatimi i marrëveshjes për inspektim në Republikën Demokratike Popullore të Kores Veriore dhe zbatimi i marrëveshjeve për inspektim në Siri në kuadër të traktatit NPT. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, në fjalën e tij në hapjen e kësaj mbledhje, deklaroi: "ANEA vazhdon vërtetësinë për mosdevijim të lëndëve bërthamore të deklaruara nga Irani sipas marrëveshjeve dhe zotimeve të bëra në kuadër të marrëveshjes bërthamore.