Sulm në metronë e Mynihut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53102-sulm_në_metronë_e_mynihut
Policia e Mynihut raportoi të shtëna në një stacion metroje në Unterföhring, ku 5 persona mbetën të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2017 13:08 Europe/Tirane
  • Sulm në metronë e Mynihut

Policia e Mynihut raportoi të shtëna në një stacion metroje në Unterföhring, ku 5 persona mbetën të plagosur.

Mes tyre janë dy kalimtarë rastësorë me plagë të lehta si dhe një police, e cila është plagosur rëndë. Mediat gjermane raportojnë se agresori është një 37-vjeçar, banor i Mynihut dhe qytetar gjerman. Personi në fjalë rrëmbeu armën e polices e më pas e goditi atë në kokë, ndërkohë që qëlloi të paktën 5 herë. Policia ndërhyri duke qëlluar dhe plagosur agresorin që tashmë ndodhet në paraburgim. Forcat policore kanë përjashtuar pistën e një incidenti terrorist, ndërkohë që ata konfirmuan se situata është vendosur nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për publikun. Një operacion madhor policor është tanimë në zhvillim e sipër në rrethinat veriore të Unterföhring, ndërkohë që shërbimet hekurudhore janë ndërprerë. Linja hekurudhore që kalon në këtë zonë është një nga rrugët kryesore që të çon në aeroportin e Mynihut.