Trump konfirmon: Jam nën hetim
Qershor 16, 2017 19:21 Europe/Tirane
Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se po hetohet për shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në kuadër të hetimit më të gjerë për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
Si zakonisht, përmes një mesazhi në “Twitter”, Trump njoftoi për këtë zhvillim të ri, ndërsa akuzoi zëvendësprokurorin e Përgjithshëm për “gjueti shtrigash”.“Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, nga njeriu që më tha të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkruan Trump.Ky njeri është pikërisht zv.prokurori i Përgjithëshëm, Rod Rosenstein, i cili shkroi një memorandum ku kritikonte Comeyn, gjë që u përdor si justifikim nga Shtëpia e Bardhë.
Tags