Portugali: Nga zjarret kanë humbur jetën dhjetëra vetë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53462-portugali_nga_zjarret_kanë_humbur_jetën_dhjetëra_vetë
Qeveria e Portugalisë thotë se nga zjarret në disa male në pjesën qendrore të këtij vendi jaanë vrarë së paku 62 vetë dhe lënduar dhjetëra të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2017 13:02 Europe/Tirane
  • Portugali: Nga zjarret kanë humbur jetën dhjetëra vetë

Qeveria e Portugalisë thotë se nga zjarret në disa male në pjesën qendrore të këtij vendi jaanë vrarë së paku 62 vetë dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Afro 600 zjarrfikës dhe 160 makina janë vendosur mbrëmë vonë për ta ndalur stuhinë e zjarrit, e cila kishte shpërthyer në rajonin, Pedrogao Grande. “Për fat të keq duket se kjo është tragjedia më e madhe që ne e kemi parë gjatë viteve të fundit nga zjarret në male”, tha sot kryemninistri i Portugalisë, Antonio Costa. Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet. Kryeministri Costa tha se Spanja i ka dërguar dy aeroplanë me bomba uji për t’i ndihmuar zjarrfikësit portugezë në terren. Bashkimi Evropian tha se do të dërgoj aeroplanë të zjarrfikjes pas kërkesës së Potrugalisë. Në Portugali po mbretëron vapë e madhe, ndërsa sot në disa rajone, është regjistruar temperatura prej më tepër se 40 gradë Celsius.