Kryeministrja May ia paraqiti Mbretëreshës legjislacionin për Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53700-kryeministrja_may_ia_paraqiti_mbretëreshës_legjislacionin_për_brexit
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ia ka paraqitur sot legjislacionin e ri të propozuar për përgatitje të daljes “së lehtë dhe të rregullt” të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 21, 2017 23:41 Europe/Tirane
  • Kryeministrja May ia paraqiti Mbretëreshës legjislacionin për Brexit

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ia ka paraqitur sot legjislacionin e ri të propozuar për përgatitje të daljes “së lehtë dhe të rregullt” të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit).

Mbretëresha Elizabeth II sot e ka paraqitur programin legjislativ të qeverisë për dy vitet e ardhshme gjatë fjalimit të saj në parlament. Tetë prej 27 legjislacioneve që u përmendën në këtë fjalim, kishin të bënin me procesin Brexit, përfshirë legjislacionin e propozuar për konvertimin e rregullave të BE-së në ligje britanike, pasi Britania të largohet nga BE-ja. Sot gjatë fjalimit të Mbretëreshës, nuk është përmendur vizita e propozuar e presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani, më vonë këtë vit. Ministrat thanë se arsyeja ishte se ende nuk është caktuar data.