Zbulohet skllavërimi i 23 femrave nga princat arabë
(last modified Sat, 24 Jun 2017 06:38:16 GMT )
Qershor 24, 2017 08:38 Europe/Tirane
  • Zbulohet skllavërimi i 23 femrave nga princat arabë

Një gjykatë në Belgjikë ka dënuar me burg dhe me pagim gjobe 8 princa të familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe me akuzë të trafikimit të qenieve njerëzore dhe keqtrajtimit të shërbëtoreve.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se dosja e të akuzuarve është hapur në vitin 2008 në një gjykatë në Belgjikë pasi 8 princa të familjes mbretërore të EBA kishin marrë me qira një kat të plotë në hotelin "Konrad" të Brukselit dhe kanë kryer sjellje çnjerëzore dhe të dhunshme ndaj 23 shërbëtoreve të tyre. Në fund një prej shërbëtoreve kishte arritur të arratiset dhe kishte raportuar policinë e Belgjikës. Gjykata pas shumë viteve i ka dënuar këta princa të EBA me 15 vjet burgim dhe me pagimin e gjobës 184 mijë dollarë.

Tags