Kolumbi - Përmbyset anija, 9 persona humbasin jetën
Qershor 26, 2017 16:25 Europe/Tirane
Një anije në Kolumbi është përmbysur në një rezervuar të Kolumbisë perëndimore duke bërë që 9 persona të humbasin jetën.
Sipas policisë, nga 150 persona që ishin në bord, 28 prej tyre janë shpallur të humbur. Anija me katër kate u përmbys të dielën në afërsi të qytetit turistike Guatape në lindje të Medellinit. Ndihma e shpejtë arriti menjëherë për të tërhequr viktimat ndërkohë që vazhdojnë hetimet ku helikopterët e ushtrisë dhe zhytësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Tags