Nëntor 12, 2023 19:57 Europe/Tirane
  • 5 ushtarë amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i një avioni ushtarak në Mesdhe

Qendra komanduese e forcave amerikane në Evropë njoftoi të dielën mbrëma se 5 anëtarë të ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan kanë humbur jetën në rrëzimin e aeroplanit të këtij vendi në Detin Mesdhe.

Qendra komanduese e forcave amerikane në Evropë njoftoi herët të dielën se një avion ushtarak amerikan F-35 u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në lindje te Detit Mesdhe .

Në këtë deklaratë, u tha se shkaku i aksidentit po hetohet.

Qendra komanduese e forcave amerikane në Evropë njoftoi të dielën mbrëma duke publikuar një deklaratë të dytë se 5 ushtarë amerikanë humbën jetën në këtë aksident ajror. Sipas France-Presse, ky aksident ka ndodhur gjatë një operacioni ajror të furnizimit me karburant.

 

Tags