Turneu evropian i Zarif, mundësi për dialog shumëpalësh
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pas vizitës së tij në disa vende evropiane, nga Italia shkoi për në Francë.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, shefi i diplomacisë iraniane theksoi zgjerimin bashkëpunimeve bilaterale dhe dialogut. Ai diskutoi mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe ato në Evropë. Ministri i jashtëm i RII z. Muhamed Xhavad Zarif ka thënë se është për të ardhur keq që Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur që pjesërisht të rivendosë ndalimin e udhëtimit të Presidentit Donald Trump për refugjatët dhe qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, duke paralajmëruar se këto masa mund të nxisin ekstremizmin në rajon. Gjatë vizitës në Itali ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Muhamed Xhavad Zarif, u takua me Laura Boldrini, kryetaren e Parlamentit të Italisë, me Paolo Gentiloni, kryeministrin dhe me Angelino Alfano, ministrin e punëve të jashtme të Italisë, me të cilët bisedoi në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe çështjeve të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Italia është një ndër partnerët kryesor tregtar dhe ekonomik të Iranit. Teherani dhe Roma kanë bashkëpunime të gjera në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, prandaj bisedimet për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike mes të dy vendeve, ishin program kryesor i vizitës së shefit të diplomacisë iraniane në Romë. Irani dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje të mira pas vizitës së presidentit iranian z. Hasan Ruhani në Romë dhe pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Gjatë takimit me kryeministrin italian Paolo Gentiloni, shefi i diplomacisë iraniane Muhamed Xhavad Zarif diskutoi në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar midis Iranit dhe Italisë". Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe në lidhje me rolin që Evropa mund të luaj në marrëveshjen bërthamore dhe bashkëpunimin me Iranin në çështjet rajonale. Z. Zarif ka thënë se gjatë takimit të tij me zyrtarët e lartë italianë janë arritur rezultate të mira sa i përket vazhdimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, ka shkuar në Francë për të diskutuar me funksionarët e lartë të këtij vendi. Temë e bisedimeve në takimet e Zarif me zyrtarët francezë do të jenë çështjet bilaterale, zhvillime në rajon dhe ato ndërkombëtare. Ministri i jashtëm i RII z. Muhamed Xhavad Zarif, i cili po qëndron për një vizitë në Paris, tha se tani pas zgjedhjeve presidenciale të Iranit dhe Francës të dy vendet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të zgjeruar nivelin e marrëdhënieve dypalëshe. Zarif i bëri këto komente pas arritjes së tij në Aeroportin Charles de Gaulle në Paris të enjten. Që nga rizgjedhja e presidentit iranian Hasan Ruhani, presidentët e dy vendeve kanë zhvilluar disa biseda telefonike, të cilat janë të pashembullta gjatë kësaj periudhe të shkurtër, shtoi ai. Ky është një tregues i marrëdhënieve të ngrohta të Iranit e Francës që do të hapin rrugën për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, shtoi Zarif. Ai e përshkroi Francën si partner të ngushtë ekonomik të Iranit pas marrëveshjes historike bërthamore të arritur midis Iranit dhe grupit 5+1 (SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania plus Gjermania). Zarif tha se do të diskutojë çështjet kyçe rajonale dhe ndërkombëtare gjatë takimeve të tij me zyrtarët më të lartë të Francës. Ai shtoi se Irani dhe Franca kanë pikëpamje të ngushta për disa çështje rajonale, në veçanti për sigurinë e Gjirit Persik. Zarif përsëriti se të dy vendet besojnë se negociatat janë mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.