Kërkesa e presidentit të Venezuelës nga Donald Trump
Presidenti i Venezuelës kërkoi nga Donald Trump që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve "Tele Sur" njoftoi se Nikollas Maduro, presidenti i Venezuelës, duke iu drejtuar Donald Trump, presidentit të Amerikës, deklaroi: "Politikën që po zbaton ndaj Venezuelës, duhet ta përmirëson dhe mos lejo ndërhyrjen e Pentagonit, e CIA-s dhe e DASH në çështjet e brendshme të Venezuelës". Presidenti i Venezuelës duke theksuar se nuk do të lejojë persona të huajë të hyjnë në këtë vend dhe të sundojnë mbi këtë vend, deklaroi: "Koha e imperializmit dhe e kolonializmit ka përfunduar". Vlen të theksohet se Venezuela në disa muaj të kaluar po përballet me trazira dhe protesta të dhunshme të opozitarëve kundër qeverisë.