Merkel: Samiti i G20 plotë me kundërshtime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54964-merkel_samiti_i_g20_plotë_me_kundërshtime
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se samit i G20 që u mbajt në vendin e saj ka qenë plotë mospajtime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 08, 2017 14:57 Europe/Tirane
  • Merkel: Samiti i G20 plotë me kundërshtime

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se samit i G20 që u mbajt në vendin e saj ka qenë plotë mospajtime.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Angela Merkel, kancelarë e Gjermanisë, të shtunën në një konferencë për gazetarë pas përfundimit të samitit të njëzetë të grupit 20 në Hamburg, ka njoftuar në lidhje me marrëveshjen në lidhje me deklaratën përfundimtare të këtij samiti po ka thënë: Dallimet nuk mund të mbulohen.  Deklarata përfundimtare e samitit të G20 është hartuar nga të gjithë anëtarët, me përjashtim të SHBA që kolektivisht ranë dakord se Marrëveshja e Parisit për klimën duhet të zbatohet. Nikoqiri i takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të shtunën se ishte shumë e lumtur që të gjitha vendet e tjera ranë dakord  që Marrëveshja e Klimës së Parisit është e pakthyeshme. Merkel tha se nuk besonte se Presidenti i SHBA Donald Trump do të ndryshonte vendimin e tij për të lënë Marrëveshjen e Klimës së Parisit. "Ne marrim parasysh vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit", thuhet në deklaratë. "Udhëheqësit e anëtarëve të tjerë të G20 thonë se Marrëveshja e Parisit është e pakthyeshme". Në komunikatën e G20, SHBA-të thjesht ranë dakord të punonin ngushtë me vendet e tjera për t'i ndihmuar ata të hynin në përdorim dhe të përdorin lëndët djegëse fosile më pastër dhe me efikasitet. Më parë, presidenti i izoluar amerikan vonoi deklaratën përfundimtare të G20, duke krijuar përçarje midis SHBA dhe udhëheqësve të ekonomive më të mëdha në botë.