Plagosen 7 pjesëtarë të gardës kombëtare të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55156-plagosen_7_pjesëtarë_të_gardës_kombëtare_të_venezuelës
Nga shpërthimi i një bombe artizanale në Karakas, kanë mbetur të plagosur 7 pjesëtarë të gardës kombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2017 05:49 Europe/Tirane
  • Plagosen 7 pjesëtarë të gardës kombëtare të Venezuelës

Nga shpërthimi i një bombe artizanale në Karakas, kanë mbetur të plagosur 7 pjesëtarë të gardës kombëtare.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e komunikacionit dhe informacionit të Venezuelës sipas të cilës shpërthimi ka ndodhur në lagjen Altamira të kryeqytetit Karakas. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e shpërthimit të bombës. Venezuela prej muajit prill po përjeton protesta nga opozitarët e mbështetur nga Amerika, të cilët kanë për qëllim rrëzimin e qeverisë. Krijimi i Kuvendit të Themeluesve, plan i propozuar nga presidenti Nikolas Maduro është kundërshtuar nga opozita dhe kjo ka krijuar krizë në vend.