Politico: Amerika ndjek politikë të dyanshme ndaj marrëveshjes bërthamore
"Politico" në një artikull të saj shkruan, pavarësisht qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, vazhdon akoma të ndjek politikë të dyanshme ndaj Teheranit dhe ka ndërmend që me pretekst të zhvillimit të programit raketor të Iranit, të vendosë sanksione të reja kundër këtij vendi.
Znj. Nahal Tusi në shkrim të saj të publikuar në revistën analitike "Politico" ka shkruar se në bazë të lajmeve të publikuara, qeveria e Donald Trump të hënën pavarësisht konfirmimit të kësaj çështje se Republika Islamike e Iranit vazhdon të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit me pretekst të zhvillimit të programit raketor të Republikës Islamike të Iranit.
Sipas shumë analistëve politikë, Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit dhe Donald Trump gjithmonë kanë bërë përpjekje që me deklarata dhe qëndrime armiqësore kundër Iranit, të paraqesin Teheranin për botën akoma si një prej kërcënimeve të mëdha kundër interesave kombëtare të Amerikës dhe kundër sigurisë së rajonit të Lindjes së Mesme. Sipas autores së këtij shkrimi analitik, ky qëndrim kontradiktor i Amerikës ndaj Republikës Islamike të Iranit në realitet tregon ndjekjen e një modeli të politikës hipokrite ndaj Iranit. Kjo është për arsye se edhe në kohën kur vet Amerika pohon se Irani nuk ka shkelur asnjë prej zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, presidenti biznesmen i Amerikës dhe kabineti i tij i lëkundur qeveritar përsëri po mundohen që me mashtrime dhe pretekste hipokrite, të mbyllin rrugën për Republikën Islamike të Iranit dhe të shtojnë presionin kundër këtij vendi mysliman.
Kjo është në kohën kur Donald Trump në të kaluarën ka kritikuar ashpër marrëveshjen bërthamore, për arsye se marrëveshja bërthamore është trashëgimi e ish-presidentit Obama dhe Trump me këtë qëllim u bë president që ta rishikojë këtë marrëveshje ose të grisë atë tërësisht.
Mirëpo në përgjithësi duket se pavarësisht qëndrimeve armiqësore dhe luftënxitëse të Donald Trump dhe shokëve të tij, njerëzit që janë pro marrëveshjes bërthamore akoma janë më shumë se sa ata që janë kundër saj.
Njëkohësisht me këtë, përkundër qëndrimeve të ish-presidentit amerikan Barak Obama ndaj marrëveshjes bërthamore, Donald Trump vazhdon akoma ta quaj Iranin një kërcënim me rrënjë të thella kundër Amerikës, sepse kështu insiston regjimi sionist, regjimi Al Saud dhe aleatet e tjerë të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme. Nga ana tjetër, Donald Trump akoma duket të jetë i trazuar dhe pas jostabil në disa qëndrime të tij në lidhje me Iranin.
Në këtë mënyrë ditën e hënë, edhe atëherë kur vetë funksionarët e Amerikës personalisht pohuan se Irani ka zbatuar zorimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, shumë funksionarë të lartë të Amerikës përsëri me pretekste të kota dhe me paraqitjen e akuzave të pabaza kundër Iranit si ndërhyrja e Teheranit në çështjet e vendeve fqinjë të tij, filluan të kritikojnë në tone të ashpra marrëveshjen bërthamore.
Nga ana tjetër, Amerika bëri të ditur vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit në kohën kur në asnjë mënyrë nuk caktojë datë prej kur do të fillojë zbatimi i sanksioneve të reja kundër Iranit. Përveç kësaj, Amerika është ajo që aktualisht nuk po zbaton marrëveshjen bërthamore dhe po vazhdon vendosjen e sanksioneve jobërthamore kundër Iranit, mirëpo politikanët e lartë amerikan e kanë çuar punën deri në atë masë saqë nuk kanë kurrfarë turpi nga zbulimi i qëllimeve të tyre të ulëta dhe në mënyrë të hapur po flasin për ndryshimin e sistemit shtetëror në Iran!
Pavarësisht përpjekjeve të Donald Trump dhe shokëve të tij për ta paraqiture fajtor Republikën Islamike të Iranit, vendet si Gjermania, Rusia dhe Kina që janë nënshkrues të tjerë të marrëveshjes bërthamore, përkundër presidentit amerikan, kërkojnë anulimin e sanksioneve kundër Iranit dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.