Rusia i dhuron Serbisë 6 avionë Mig 29
Korrik 19, 2017 15:43 Europe/Tirane
Drejtori i shërbimeve federale për bashkëpunim teknologjik-ushtarak i Rusisë, ka njoftuar se Rusia i dhuron Serbisë 6 avionë luftarakë Mig 29.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, duke cituar agjencinë ruse të lajmeve Sputnik, Dimitri Shekaof, të mërkurën ka bërë të ditur se Rusia synon që deri në fund të vitit 2017 t’i dhurojë Serbisë avionët Mig 29. Rusia në muajin qershor të këtij viti kishte marrë vendim që Serbisë t’i dاurojë 6 avionë luftarakë të tipit Mig 29. Në muajin nëntor 2016, mediat kishin njoftuar se Moska ka vendosur t’i dhurojë Beogradit 6 avionë luftarakë.
Tags