Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55822-jep_dorëheqjen_zëdhënësi_i_shtëpisë_së_bardhë
​​​​​​​Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha dorëheqjen në formë protestë kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit. Sipas mediave amerikane, Spicer la detyrën pasi nuk ishte dakord me emrin e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2017 15:34 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

​​​​​​​Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha dorëheqjen në formë protestë kundër ndryshimeve në ekipin e komunikimit. Sipas mediave amerikane, Spicer la detyrën pasi nuk ishte dakord me emrin e zgjedhur nga Presidenti Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit.

Anthony Scaramucci, një financier i njohur i “Wall Street” është përzgjedhur për rolin që Sean Spicer kryente pjesërisht. “New York Times” raporton se Spicer kundërshtoi mjaft zëshëm emërimin e Scaramuccit, të ciline  cilësoi një gabim shumë të madh. Mediat amerikane gjithashtu raportojnë se pas dhënies së dorëheqjes, vetë presidenti Trump i kërkoi Spicer të qëndrojë, por ai nuk pranoi. Sean Spicer dhe konferenca e tij për shtyp u bënë mjaft të famshme në SHBA për vetë karakterin mjaft shoqëror të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos për sikletin që ai shfaqte mjaft qartë kur i duhej të sqaronte deklaratat kontradiktore apo mesazhet në “Twitter” të shefit të tij. Javët e fundit, Spicer ishte tërhequr nga objektivi i kamerave dhe flitej për një largim të mundshëm të tij, por kurrsesi në këtë formë.