Qeveria Trump e çoroditur në politikat kundrejt Iranit
Rreth gjysma e amerikanëve nuk janë pro politikave të Donald Trump kundrejt Iranit.
Në një sondazh të kryer nga agjencia Fox News thuhet se 44% e shtetasve amerikanë nuk pranojnë programet dhe politikat e Donald Trump kundrejt Iranit dhe 19% e të anketuarve kanë shprehur dyshime mbi këto politika. Nga ana tjetër 37% e amerikanëve janë shprehur pro politikave të presidentit amerikan kundër Iranit. Përveç kësaj sipas të anketuarve, qeveria amerikane nuk ka një politikë unike kundrejt Iranit dhe ajo mundohet të gjejë pretekste për të vazhduar qëndrimet armiqësore të saj kundër Iranit. Mark Pompeo, kreu i CIA-s amerikane më 19 korrik lidhur me marrëveshjen bërthamore ka thënë: Ne duam që iranianët të tërhiqen jo vetëm në çështjen bërthamore por edhe në fusha të tjera por për këtë nuk kemi gjetur strategjinë e duhur.