Amerika shton masat e saj kundër Maduros
Qeveria amerikane vazhdon të ndërmarrë masa të ashpra kundër presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.
Qeveria amerikane e quajti “një diktator” presidentin venezuelas Nikolas Maduro dhe vendosi sanksione të reja kundër tij pas një votimi të shumë kundërshtuar për zgjedhjen e asamblesë kushtetuese. Masat ndëshkuese parashikojnë ngrirjen e aseteve të mundshme në SHBA, ndërsa kompanive dhe individëve amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me Maduron. Zgjedhjet e së dielës u shënuan nga dhuna e protestat masive. Të paktën 10 persona humbën jetën në trazira. Ndërsa presidenti venezuelas e cilësoi votimin si revolucionar, koalicioni opozitar që bojkotoi zgjedhjet tha se 88 përlind e votueseve nuk kishin marrë pjesë. Prokurorja e përgjithshme e Venezuelës Luisa Ortega, një kritikë e zëshme e qeverisë Maduro, e quajti votimin e së dielës një shprehje të ambicieve diktatoriale.