Diplomati i lartë i SHBA përsërit akuzat kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56502-diplomati_i_lartë_i_shba_përsërit_akuzat_kundër_iranit
Sekretari i DASH Rex Tillerson ka përsëritur pretendimet kundër Iranit. Duke folur me gazetarët në Departamentin e Shtetit të martën, diplomati i lartë amerikan akuzoi Teheranin për shkeljen e frymës së marrëveshjes bërthamore, e cila gjithashtu përfshin Britaninë e Madhe, Rusinë, Gjermaninë, Kinën dhe Francën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2017 14:22 Europe/Tirane
  • Diplomati i lartë i SHBA përsërit akuzat kundër Iranit

Sekretari i DASH Rex Tillerson ka përsëritur pretendimet kundër Iranit. Duke folur me gazetarët në Departamentin e Shtetit të martën, diplomati i lartë amerikan akuzoi Teheranin për shkeljen e frymës së marrëveshjes bërthamore, e cila gjithashtu përfshin Britaninë e Madhe, Rusinë, Gjermaninë, Kinën dhe Francën.

Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kanë vendosur sanksione të reja ndaj Iranit bazuar në argumentin, duke përmendur programin e raketave të Iranit dhe pretendimet për "destabilizimin" e rajonit. Kjo është ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) në shumë raste ka konfirmuar përputhjen e plotë të Iranit me marrëveshjen bërthamore. Teherani gjithashtu argumenton se sanksionet e vendosura ndaj Iranit muajin e kaluar janë një shkelje e marrëveshjes bërthamore.