Lavrov: Rreziku i ISIS nuk ka përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56896-lavrov_rreziku_i_isis_nuk_ka_përfunduar
Ministri i jashtëm i Rusisë pasi shprehu shqetësimet e tij mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, ka thënë se rreziku i ISIS akoma nuk është eliminuar.
(last modified 2026-05-02T13:06:07+00:00 )
Gusht 09, 2017 06:33 Europe/Tirane
  • Lavrov: Rreziku i ISIS nuk ka përfunduar

Ministri i jashtëm i Rusisë pasi shprehu shqetësimet e tij mbi gjendjen në Lindjen e Mesme, ka thënë se rreziku i ISIS akoma nuk është eliminuar.

Sipas një njoftimi të Rusia Today, Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë në takimin që pati me Reitano Marsudi homologu i tij indonezian, kërkoi që qëndrimet e të dyja vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare të jetë e njëjtë dhe e bazuar në parimet e OKB dhe në principin e zgjidhjes të mosmarrëveshjeve me dialog politik. Lavrov ndër të tjera shtoi se megjithëse janë bërë progrese në rrugën e kompromisit në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit, situata në lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës është shqetësuese pasi ekziston akoma rreziku i ISIS. Terroristët vazhdojnë të kenë influencë në të gjithë botën dhe sidomos në kufijtë e Sirisë dhe të Indonezisë,- tha në fjalën e  tij ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.