Brexit, "katastrofë" për Britaninë e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56924-brexit_katastrofë_për_britaninë_e_madhe
Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të jetë fatkeqësia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë James Chapman, ish shefi i stafit për Brexit në Britani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2017 15:51 Europe/Tirane
  • Brexit,

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të jetë fatkeqësia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë James Chapman, ish shefi i stafit për Brexit në Britani.

Ai me këto deklarata i është drejtuar ministrit të tanishëm të Britanisë së Madhe për Brexit, David Davis, duke bërë thirrje për krijimin e një partie të re politike, e cila do ta dënonte këtë një gjë të tillë. Chapman i ka bërë këto kritika ndonëse ka punuar për gati një vit në përgatitjet e vendit për dalje nga BE-ja, pas mbajtjes së referendumit në qershor të vitit 2016. “Frikësohem se kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe për vendin tonë që prej Luftës së Dytë Boterore”, ka thënë Chapman, përmes Twitterit. Ai u ka bërë thirrje anëtarëve të parlamentit ta pranojnë që Brexiti do të jetë një katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nëse është e nevojshme ta krijojnë një parti të re, për ta kthyer mbrapa këtë çështje. Chapman ka punuar më parë si ndihmës i ish ministrit të Financave, George Osborne.