35 të vrarë nga sulmet me armë në SHBA
Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë në qendra të ndryshme të SHBA, kanë humbur jetën 35 persona.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA të shtunën përmes një raporti ka bërë të ditur se në 78 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme të SHBA, të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, shumica e të shtënave janë regjistruar në shtetet Virxhinia, Kalifornia, Pensilvania dhe Ilionis. Qendra për regjistrimin e statistikave të dhunës me armë në SHBA po ashtu ka raportuar se që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani në SHBA janë regjistruar 22 mijë e 258 raste të të shtënave me armë.