Pjesëtari i ISIS me prejardhje ruse arrestohet në Adana të Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57202-pjesëtari_i_isis_me_prejardhje_ruse_arrestohet_në_adana_të_turqisë
Një pjesëtar i grupit terrorist ISIS me prejardhje ruse i cili kishte tre misione, sulmin në bazën Inxhirlik, shkatërrimin e një avioni ushtarak amerikan dhe sulmin ndaj një shoqate alevite në Turqi, është arrestuar nga forcat turke të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2017 15:26 Europe/Tirane
  • Pjesëtari i ISIS me prejardhje ruse arrestohet në Adana të Turqisë

Një pjesëtar i grupit terrorist ISIS me prejardhje ruse i cili kishte tre misione, sulmin në bazën Inxhirlik, shkatërrimin e një avioni ushtarak amerikan dhe sulmin ndaj një shoqate alevite në Turqi, është arrestuar nga forcat turke të sigurisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë turke të lajmeve Dugan, policia antiterroriste e Turqisë, pas disa muajsh ndjekje, në provincën Adana ka arrestuar sot Renat Bakiov, me shtetësi ruse, i cili thuhet se është pjesëtar i ISIS. Sipas mediave turke, në bazë të të dhënave të policisë antiterroriste në Adana, ky anëtar i ISIS ishte trajnuar për kryerjen e tre sulmeve terroriste në Turqi.