Moska thekson për vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës siriane
(last modified Fri, 18 Aug 2017 19:39:18 GMT )
Gusht 18, 2017 21:39 Europe/Tirane
  • Moska thekson për vazhdimin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës siriane

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë ka thënë se Moska do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve Sana, Maria Zakharova ka thënë se vendi i saj në kuadër të takimit të Astanas do të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjes për krijimin e zonave pa tension në Siri. Zakharova ka shtuar se terroristët po vazhdojnë luftimet në Siri. Rusia ka njoftuar se Amerika dhe Britania e Madhe po shpërndajnë municione kimike për terroristët në Siri dhe sipas saj, një gjë e tillë është shkelje e konventave ndërkombëtare. Ndërkaq sot, këshilltarja politike dhe mediatike e presidentit sirian Bashar Asad tha se konflikti gjashtëvjeçar në Siri është pothuajse i përfunduar, ndërsa shtetet e huaja po reduktojnë mbështetjen e tyre për grupet terroriste takfiriste, duke premtuar se trupat qeveritare siriane do të luftonin kundër çdo pranie "të paligjshme", qoftë turke ose amerikane.

 

Tags