Tre mijë terroristë në rrugë drejt Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57442-tre_mijë_terroristë_në_rrugë_drejt_evropës
Një qendër analitike ruse tha se tre mijë terroristë kanë gjasa të shkojnë në Evropë në vitet e ardhshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 19, 2017 04:21 Europe/Tirane
  • Tre mijë terroristë në rrugë drejt Evropës

Një qendër analitike ruse tha se tre mijë terroristë kanë gjasa të shkojnë në Evropë në vitet e ardhshme.

Sipas uebsajtit rus Pravda, studiuesit e Qendrës Ren kanë njoftuar se personat që kanë braktisur vendet evropiane për ë marrë pjesë në luftë, janë duke u kthyer në vendet e tyre dhe ekziston mundësia që numri i terroristëve të kthyer në Evropë të rritet me paralajmërimin e dështimit të ISIS. Sipas ekspertëve të Qendrës Ren, 1/3 e evropianëve të cilët kanë braktisur vendet e tyre për të marrë pjesë në luftërat në Irak dhe Siri, janë kthyer në vendlindjen e tyre. Shumica e tyre mbahen nën vëzhgim të policisë, mirëpo disa kanë arritur t’i ikin mbikëqyrjes. Sipas studiuesve të Qendrës Ren, shumica e terroristëve për shkak të pjesëmarrjes në sulmet e pamëshirshme ose që kanë qenë dëshmitarë të dhunës, janë në gjendje të rënduar shpirtërore. Sipas këtij raporti, mbi 42 mijë forca të huaja nga më shumë se 120 vende, nga viti 2011 deri në vitin 2016 u janë bashkuar terroristëve.