Vriten dhe plagosen 5 pjesëtarë të ISIS në Turqi
Forcat e sigurisë turke kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e 5 pjesëtarëve të ISIS gjatë një përleshje me armë midis tyre dhe ushtrisë turke në provincën Hatai.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burime mediatike turke raportuan për vrasjen e një pjesëtari të ISIS dhe arrestimin e katër të tjerëve nga ana e forcave turke të sigurisë. Forcat turke në provincën Hatai, që gjendet në jug të Turqisë në kufi me Sirinë, pasi morën informacionin se një makinë po transportonte forca të ISIS nga Siria në Turqi, identifikuan fillimisht makinën në autostradën Eskenderun-Antakia dhe më pas hapën zjarr në drejtim të saj, duke vrarë një dhe plagosur katër pjesëtarë të ISIS që gjendeshin në këtë makinë, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar.