Reagimi i Papës ndaj sulmeve terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57560-reagimi_i_papës_ndaj_sulmeve_terroriste
Lideri i katolikëve të botës dënoi sulmet terroriste në vende të ndryshme të botës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 15:42 Europe/Tirane
  • Reagimi i Papës ndaj sulmeve terroriste

Lideri i katolikëve të botës dënoi sulmet terroriste në vende të ndryshme të botës.

Lideri i katolikëve të botës, Papa Françesku, të dielën dënoi sulme terroriste në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Spanjën, Burkina Fason dhe Finlandën, duke i përshkruar si veprime çnjerëzore. Sulmet terroriste në qytetin e Barcelonës, në verilindje të Spanjës, në qytetin port Turku, në jugperëndim të Finlandës, vranë dhe plagosën dhjetëra persona. Sipas këtij raporti, sulmet terroriste në qytetet Duesseldorf, në Gjermani dhe Shën Petersburg në Rusi kanë lënë disa persona të lënduar. Sipas raportit, 19 persona u vranë në një sulm terrorist më 13 gusht 2017 në kryeqytetin e Burkina Faso, Wagadougou. Grupi terrorist ISIS e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane, të cilët kanë qenë gjithmonë sponsorët kryesorë të grupeve terroriste në Irak dhe Siri, po përballen me kthimin e terroristëve të ISIS dhe me  sulme terroriste në muajt e fundit.