Ambasada amerikane në Moskë pezullon vizat për jo-emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57630-ambasada_amerikane_në_moskë_pezullon_vizat_për_jo_emigrantët
Ambasada e SHBA në Moskë tha se do të pezullojë lëshimin e vizave për jo-emigrantët duke filluar nga e mërkura e deri më 1 shtator.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 21, 2017 22:04 Europe/Tirane
  • Ambasada amerikane në Moskë pezullon vizat për jo-emigrantët

Ambasada e SHBA në Moskë tha se do të pezullojë lëshimin e vizave për jo-emigrantët duke filluar nga e mërkura e deri më 1 shtator.

Ambasada tha se kjo masë është rrjedhojë e shkurtimit të personelit të saj të imponuar nga qeveria ruse. Në një deklaratë të ambasadës thuhej se operacionet do të rifillojnë në Moskë më 1 shtator, ndërsa operacionet e vizave në konsullatat amerikane do të mbeten të pezulluara për një afat të pacaktuar. Në deklaratë thuhej gjithashtu se të gjitha takimet e planifikuara për këto lloj vizash do të anulohen. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin emëroi zëvendësministrin e jashtëm Anatoly Antonov si ambasadorin e ri të Rusisë në Shtetet e Bashkuara.