UNICEF: Katërfishohet numri i fëmijëve vetëvrasës në Nigeri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57700-unicef_katërfishohet_numri_i_fëmijëve_vetëvrasës_në_nigeri
Numri i fëmijëve që shfrytëzohen si sulmues vetëvrasës nga grupi terrorist Boko Haram është katërfishuar brenda një viti, tha Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 22, 2017 22:49 Europe/Tirane
  • UNICEF: Katërfishohet numri i fëmijëve vetëvrasës në Nigeri

Numri i fëmijëve që shfrytëzohen si sulmues vetëvrasës nga grupi terrorist Boko Haram është katërfishuar brenda një viti, tha Fondacioni për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

"Që nga fillimi i vitit, 83 fëmijë janë shfrytëzuar si 'boma njerëzore' në verilindje të Nigerisë", thuhet në raportin e UNICEF-it. Pesëdhjetepesë prej tyre kanë qenë vajza, shumica më të reja se 15 vjeçe, 27 kanë qenë djem dhe një ka qenë foshnje e lidhur për një vajzë, shtoi UNICEF. Për krahasim, rreth 20 fëmijë janë përdorur si sulmues vetëvrasës gjatë gjithë vitit të kaluar. Rritja dramatike e numrit të tyre ndodh në kohën e një urie masive dhe krizës së zhvendosjes në verilindje të Nigerisë. Rreth 1.7 milion njerëz janë zhvendosur nga sulmet e vazhdueshme të Boko Haramit në rajon. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreth 450,000 fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja këtë vit. Boko Haram, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në Nigeri, si dhe në vendet fqinje: Çad, Niger dhe Kamerun.