Shejkh Zakzaki viktimë e një padrejtësia të pazhurmë
Vrasja e myslimanëve dhe gjenocidi ndaj tyre dhe shtypja e lëvizjes islamike në Nigeri, sidomos pas vitit 2011, është intensifikuar në përmasa shumë të gjera. Që nga ajo kohë, ushtria dhe qeveria e Nigerisë me mbështetjen e regjimeve urryese të Izraelit, Amerikës, ka kanë kryer veprime të gjera të dhunshme siç është arrestimi i padrejtë i një grupi të myslimanëve shiitë të këtij vendi.
Tani kanë kaluar katër vite nga vrasja e myslimanëve shiitë të Nigerisë në Zaria. Më 12 dhjetor të vitit 2015, forcat ushtarake të Nigerisë vranë mbi 1000 myslimanë shiitë të pafajshëm. Ngjarja pikëlluese e kësaj vrasje filloi nga aty kur një grup i myslimanëve të Nigerisë, u mblodhën në qytetin Zaria dhe ishin duke përgatitur Husejnije "Baki Allah" për organizimin e ceremonisë së zimbjajtjes me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë, kur papritur ata u përballen me sulmin barbar të ushtrisë së Nigerisë. Gjatë këtij sulmi, përveç qytetarëve të thjeshtë, u vranë edhe disa anëtarë të lartë të Lëvizjes Islamik të Nigerisë duke përfshirë edhe Shejkh Muhamed Turi, Dr. Mostafa Sa'id, zëvendësi dhe mjek i Shejkh Zakzaki, Ibrahim Othman dhe Xhami Gelima. Më pas ushtria e Nigerisë i vuri zjarrin Husejnijes "Baki Allah". Ushtria e Nigerisë natyrisht nuk u mjaftua me këtë vrasje barbare, por edhe gjatë ditëve pas kësaj ngjarje, kreu edhe një krime të tmerrshëm. Ata të nesërmen e asaj dite nga mëngjesi deri në drekë, sulmuan shtëpinë e Shejkh Zakzaki dhe vranë në mënyrë masive myslimanët shiitë të cilët pa kurrfarë armatosje vetëm ishin mbledhur në mënyrë paqësor rreth shtëpisë së Shejkh Zakzaki. Myslimanët shiitë me jetën e tyre mbronin Shejkh Zakzaki, për arsye se sjellja morale dhe personaliteti i Shejkh Zakzaki, ishte një sjellje e bazuar mbi baza të bashkëjetesës paqësore, dashurinë mes njerëzve dhe ishte larg çfarëdo lloj veprimesh të dhunshme. Ai kurrë nuk lejonte që sistemi dhe rrethi i sigurisë dhe mbrojtjes së tij të mbajë çfarëdo lloj armesh. Sidoqoftë, forcat e ushtrisë së Nigerisë në fillim i vunë zjarrin shtëpisë së tij dhe pastaj kryen edhe sulm ndaj shtëpisë së djegur të tij duke vrarë disa persona dhe Shejkh Zakzakin e plagosen rëndë.

Në këtë sulm, forcat ushtarake të Nigerisë para syve të Shejkh Zakzakit, vranë tre djemtë e tij. Natyrisht edhe më parë dhe saktësisht në marshin e Ditës Botërore të Kodsit, forcat ushtarake të Nigerisë kishte sulmuar pjesëmarrësit në këtë marsh dhe kishte vrarë tre djemtë e tjerë të Shejkh Zakzakit dhe tani ai kishte humbur gjashtë djemtë e tij. Ushtria e Nigerisë nuk u mjaftua me kaq dhe në atë ditë e kishte qëlluar me plumb edhe gruan e Shejkh Ibrahim Zakzakit dhe pastaj forcat ushtarake kishin hapur zjarr edhe në drejtim të Shejkh Zakzakit dhe e kishin plagosur rëndë atë. Në po atë ditë, ushtria e Nigerisë e arrestoi vajzën e Shejkh Zakzakit dhe në mënyrë të egër e tërheqin atë zvarrë për toke. Motra e madhe e Shejkh Zakzakit po në atë ditë vritet nga forcat ushtarake të Nigerisë. Një grua tjetër që ishte pranë saj dhe e cila ishte shtatzënë, për shkak të goditjeve që kishte marrë nga forcat ushtarake të Nigerisë, e kishte abortuar foshnjën dhe vetë ajo humb jetën. Në fund, forcat ushtarake të Nigerisë e arrestojnë Shejkh Zakzakin dhe gruan e tij dhe e dërgojnë në drejtim të panjohur.
Këto krime e tragjedi kryen në kohën kur në Kushtetutën e Nigerisë është garantuar liria e feve!
Tani shtrohet një pyetje këtu se myslimanët të cilët nuk kishin kurrfarë arme në dorë dhe nuk kishin kurrfarë programi për kryerjen e ndonjë sulmi, veprimeve destruktive apo rebelimit dhe vetëm ishin mbledhur në atë vend për kryerjen e ceremonive të tyre fetare në atë Husejnije, për çfarë mëkati u vranë dhe u plagosen? Shejkh Zakzaki të cilin të gjithë e njihnin si një njeri me moral të mirë dhe me personalitet të lartë që ndiqte një metodë paqësore dhe larg çfarëdo veprimi të dhunshëm, pse po mbahet akoma në burgje duke u torturuar dhe keqtrajtuar? Këto pyetje dhe me qindra pyetje të tjera shtrohen në lidhje me krimet që janë kryer dhe po kryhen kundër myslimanëve në Nigeri, sidomos kundër myslimanëve shiitë ndërkohë që deri më tani nuk është dhënë kurrfarë përgjigje nga ana e ushtrisë dhe e qeverisë së Nigerisë. Qarqet ndërkombëtare të cilat gjithashtu po ndjekin mënyrën e heshtjes dhe bojkotit përball padrejtësisë dhe dhunës ndaj myslimanëve, deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë masash dhe nuk kanë lëshuar as edhe një deklaratë në dënimin e veprimeve të egra dhe barbare të ushtrisë dhe qeverisë së Nigerisë ndaj myslimanëve. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Associated Press, vetëm disa aktivistë të të drejtave të njeriut ishin ata të cilët më 15 dhjetor të atij viti, kanë dënuar këto veprime barbare dhe kanë akuzuar ushtrinë e Nigerisë për vrasjen e qindra personave të pafajshëm. Në raportet e tyre, numri i njerëzve të vrarë gjatë këtyre veprimeve është konsideruar gati 1000 persona dhe jo ngjarje është quajtur "Vrasja Masive e Myslimanëve" në qytetin Zaria.

Suhjela Zakzaki, vajza e Shejkh Ibrahim Zakzaki, në një takim që u zhvillua në Teheran me rastin e 4 vjetorit të kësaj tragjedie të tmerrshme kundër myslimanëve shiitë të Nigerisë, deklaroi: "4 vite më parë, ushtria e Nigerisë në mënyrë çnjerëzore ka vrarë më mënyrë masive mbi 1000 njerëz të pafajshëm në mesin e tyre edhe 297 gra, 23 gra shtatzëna, 548 burra dhe 193 fëmijë. Në këtë ngjarje 39 familje janë vrarë tërësisht. Forcat ushtarake të Nigerisë gjithashtu kanë kryer edhe shumë veprime barbare si djegien e shtëpive dhe të njerëzve për së gjalli dhe vrasjen e foshnjave. Të gjitha këto barbarizma ashtu siç ka pretenduar ushtria e Nigerisë, u deklaruar se ishin bërë si reagim ndaj asaj që u pretendua përpjekje për vrasjen e shefit të ushtrisë! Ndërkohë që tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se këto barbarizma ishin vetëm një veprim i projektuar më parë dhe i përgatitur për vrasjen e Shejkh Zakzakit dhe të shumë ndjekësve të tij në mënyrë që ndoshta ky veprim do të rezultojë me dhënien fund të veprimtarisë së Lëvizjes Islamike të myslimanëve shiitë në Nigeri".
Vajza e Shejkh Zakzakit në vazhdim tha: "Pas asaj ngjarje, Shejkh Zakzaki, bashkëshortja e tij zonja Malama Zijnet dhe shumë persona të tjerë në mënyrë të padrejtë janë arrestuar dhe shteti po i mbanë të mbyllura të gjitha rrugët për veprime të ligjshme për të liruar ata. Gjithashtu gjatë protestave dhe tubimeve paqësore protestuese që janë organizuar nga përkrahësit e Lëvizjes Islamike që nga ai vit e deri më tani, forcat ushtarake të Nigerisë përsëri kanë kryer veprime të dhunshme ndaj këtyre protestave dhe kanë vrarë shumë persona të pafajshëm dhe në disa raste shteti i Nigerisë ka aktivizuar edhe grupe mercenare për të masakruar myslimanët gjatë këtyre protestave".
Të gjitha këto veprime janë në kohën kur Gjykata Supreme e Nigerisë në vitin 2016, ka lëshuar verdiktin gjyqësor për lirimin e Shejkh Zakzakit, mirëpo qeveria dhe ushtria e këtij vendi deri më tani nuk kanë pranuar të zbatojnë këtë vendim!
Vajza e Shejkh Zakzakit gjithashtu ka folur edhe për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Shejkh Zakzakit dhe nënës së saj duke thënë: "Gjendja shëndetësore e babait dhe nënës time po përkeqësohet për çdo ditë e më tepër, për arsye se ata të dy u plagosen rëndë në sulmin që u krye në qytetin Zaria dhe këto probleme po vazhdojnë akoma dhe kjo është tërësisht e qartë për shtetin. Problemet e Shejkh Zakzakit janë bërë shkak që ai disa herë të pësojë infarkt dhe gjendja e bashkëshortes së tij është e tillë që ajo më nuk mund të ecë në mënyrë normale me këmbët e saj. Së fundi është zbuluar se Shejkh Zakzaki përveç shumë problemeve të tjera që ka, po përballet edhe më helmime të ashpra. Gjatë këtyre ditëve të fundit Shejkh Zakzaki është transferuar në një burg shumë të ndotur dhe siç duket kjo është një torturë e re dhe një padrejtësi e pazhurmë kundër tij!".
Armiqësia e ushtrisë dhe e qeverisë së Nigerisë ndaj Shejkh Zakzakit, liderit të Lëvizjeve Islamike të Nigerisë, ka filluar nga ky perceptim se ata Lëvizjen Islamike të Nigerisë e konsiderojnë një lëvizje politike. Nigeria është vendi me popullatë më të madhe në kontinentin e Afrikës dhe konsiderohet vendi i dhjetë me popullsi më të madhe në botë, i cili ka mbi 170 milion banorë dhe 50% e kësaj popullsie është myslimane. Me shtimin e popullsisë së myslimanëve shiitë në Nigeri, regjimi sionist dhe Arabia Saudite e kanë frikësuar qeverinë e Nigerisë nga revolucioni i shiitëve dhe me ndihmën financiare dhe ushtarake, kanë krijuar grupin terrorist dhe takfirist "Boko Haram" për të shtypur myslimanët shiitë në këtë vend. Ky grup terrorist, në mënyrë të tmerrshme dhe çnjerëzore po vret myslimanët në Afrikë. Vrasja e myslimanëve dhe masakrat që po kryhen ndaj tyre dhe shtypja e Lëvizjes Islamike në Nigeri që nga viti 2015, është intensifikuar në përmasa shumë më të gjera. Nga ajo kohë, ushtria dhe qeveria e Nigerisë me mbështetjen e regjimeve urryese të Izraelit, Amerikës, ka kanë kryer veprime të gjera të dhunshme siç është arrestimi i padrejtë i një grupi të myslimanëve shiitë të këtij vendi. Myslimanët shiitë gjatë arrestimeve dhe burgosjes, pa mbulimin e autoriteteve gjyqësore, torturoheshin dhe vriteshin në mënyrë masive. Këto veprime janë ndaras nga sulmet e grupit terrorist Boko Haram kundër myslimanëve shiite i cili po mbështet dhe financohet nga Arabia Saudite. Në këtë mënyrë, nga disa vite më parë kishin filluar veprime të gjera nga ana e qeverisë qendrore të Nigerisë duk u mbështetur nga disa shtete si Amerika, Arabia Saudite dhe regjimi sionist kundër myslimanëve shiitë të Nigerisë me qëllim të zhdukjes së shiizmit në këtë rajon derisa në vitin 2015, u krye ajo vrasje masive dhe masakër kundër myslimanëve shiitë në qytetin Zaria.
Arrestimi i Shejkh Zakzakime pretekste të pavërteta bëhet në kuadër të një programi të hartuar më parë në koordinim me sauditët dhe regjimin kriminel sionist dhe me bashkëpunimin e Amerikës me qëllim të zhdukjes së Lëvizjes së myslimanëve të Nigerisë. Ata kanë frikë nga përhapja e Lëvizjes Islamike të Nigerisë në veri të këtij vendi por edhe në vendet për rreth dhe po ndjejnë rrezik nga kjo lëvizje, prandaj vrasjen e myslimanëve dhe shkatërrimin e kësaj lëvizje e kanë vendosur në qendër të programeve dhe politikave të tyre. Kjo është në kohën kur Lëvizja Islamike e Nigerisë është një lëvizje fetare dhe kulturore dhe nga aspekti politik ndjek qëndrime tërësisht kundër regjimit fëmijëvrasës sionist. Pikërisht në bazë të këtyre qëndrimeve të veçanta, ushtria e Nigerisë në vitin 2014, ka shtypur në mënyrë të dhunshme marshin protestues të myslimanëve shiitë me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në këtë vend dhe ka vrarë 33 persona në mesin e tyre edhe 3 djemtë e Shejkh Ibrahim Zakzaki.
Në fund të vitit 2015, gjithashtu në kohën kur Shejkh Zakzaki me anë të një letre drejtuar qeverisë qendrore të Nigerisë, kishte kërkuar që ajo të ndërpresë marrëdhëniet me regjimin sionist dhe kishte theksuar në këtë çështje të domosdoshme, përgjigja e qeverisë së Nigerisë ishte derdhja e gjakut të rreth 1000 myslimanëve dhe shkatërrimin e Husejnije "Baki Allah" në qytetin Zaria! Shejkh Zakzaki në atë kohë në një intervistë kishte deklaruar: "Qeveria qendrore është në shërbim të fuqive perëndimore të cilat janë të etura për naftën e Nigerisë".
Aktualisht gjendja kritike e Shejkh Zakzaki dhe e bashkëshortes së tij dhe burgosja e tyre është bërë shkak që myslimanët në Nigeri të protestojnë dhe vendet e tjera të kundërshtojnë këtë politikë të Nigerisë. Mirëpo autoritetet kryesore të të drejtave të njeriut të cilat gjithnjë kanë qenë në koordinim me politikën e Amerikës dhe të regjimit sionist, po vazhdojnë të heshtin ndaj krimeve të shtetit të Nigerisë ndaj myslimanëve në mënyrë që një njeri i madh të martirizohet nën heshtjen e mediave dhe ndërgjegjeve njerëzore. Mirëpo rruga e tij kurrë nuk do të zhduket dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat e njerëzve.