ISIS përmes një videomesazhi kërcënon Spanjën
Gusht 24, 2017 12:21 Europe/Tirane
Grupi terrorist ISIS përmes publikimit të një videomesazhi ka kërcënuar popullin spanjoll me kryerjen e sulmeve terroriste.
Sipas agjencisë së lajmeve Al Pais, ISIS sot përmes publikimit të një videomesazhi ka kërcënuar Spanjës me kryerje të sulmeve terroriste. Kjo video është shfaqur në mediat sociale dhe në gjuhën spanjolle. Të paktën 13 vetë humbën jetën dhe 100 të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës, Las Ramblas, duke përplasur kalimtarët e duke ngjallur tmerr dhe panik. ISIS e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Tags