Zgjerohet Islamofobia në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57960-zgjerohet_islamofobia_në_itali
Kryebashkiaku i Venecias, i është bashkuar rrymës anti-islame që ka përfshirë Evropën dhe perëndimin. “Nëse dikush do të thërrasë Allahu Akbar (Zoti është i madh) në sheshin Shën Marko të Venecias do ta qëllojmë me snajper.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2017 03:20 Europe/Tirane
  • Zgjerohet Islamofobia në Itali

Kryebashkiaku i Venecias, i është bashkuar rrymës anti-islame që ka përfshirë Evropën dhe perëndimin. “Nëse dikush do të thërrasë Allahu Akbar (Zoti është i madh) në sheshin Shën Marko të Venecias do ta qëllojmë me snajper.

Sapo të bëj tre hapa duke thërritur Allahu Akbar do të qëllohet”, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Venecias Luigi Brugnaro gjatë një konference të mbajtur në qytetin e Riminit me pjesëmarrjen e kryebashkiakëve të disa qyteteve italiane. Mesazhi i tij provokues i përsëritur disa herë gjatë këtij takimi i referohet shtimit të masave të sigurisë së antiterrorizmit në qytetin e tij por dhe problematikës së krizës së emigrantëve që ka përfshirë gjithë Italinë. Fjalët  e kryebashkiakut të Venecias kanë shkaktuar reagime në mediat kryesore italiane e janë shpërndarë dhe nga  mediat evropiane. Luigi Brugnaro është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Venecias më vitin 2015, si një kandidat i pavarur pa mbështetjen e së djathtës e as të majtës italiane. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm e për disa kohë ka qenë kryetar i Konfindustrisë së Venecias.