Mogherini i përgjigjet Nikki Haley mbi marrëveshjen bërthamore
(last modified Tue, 29 Aug 2017 06:08:54 GMT )
Gusht 29, 2017 08:08 Europe/Tirane
  • Mogherini i përgjigjet Nikki Haley mbi marrëveshjen bërthamore

Shefja e diplomacisë evropiane, i është përgjigjur deklaratave të Nikki Haley duke thënë: Shpeshherë e kemi përsëritur se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje ndërkombëtare dhe mesa duket duhet ta përsërisim këtë gjë edhe gjatë muajve të ardhshëm, sepse kjo është një çështje ndërkombëtare.

Federika Mogherini, ditën e hënë në kuadër të nisjes së konferencës së përfaqësuesve të BE në Bruksel, takim që mbahet pas pushimeve verore, në përgjigje indirekte ndaj përfaqësueses së Amerikës në OKB tha: Marrëveshja bërthamore me Iranin është tregues i metodës së përshtatshme të BE në politikën e jashtme. Marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje mes dy vendeve dhe këtë e kemi përsëritur disa herë dhe mesa duke do ta përsërisim edhe muajt e ardhshëm për shkak të rëndësisë së kësaj teme. Kjo marrëveshje përfshin angazhimet e Bashkësisë Ndërkombëtare nga njëra anë dhe të Iranit nga ana tjetër e cila mbështetet nga një rezolutë e KS të OKB dhe vazhdimisht është konfirmuar nga ANEA. Sot kur kanë kaluar dy vjet, ANEA dhe komisioni i përbashkët konfirmon marrëveshjen dhe këtë ne duhet ta përsërisim muajt e ardhshëm pasi është një temë e rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare. Ajo lidhur me deklaratën e fundit të Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, mbi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje, tha se programi i zbatimit është shpresëdhënës dhe garantues i sigurisë së marrëveshjes.

Tags