Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58130-krerët_e_be_paralajmërojnë_politikë_të_re_për_dhënien_e_azilit
Të hënën, në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm. Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Të hënën, në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm. Samiti synonte gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për migracionin e paligjshëm.

Krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit dhe  njoftuan  planin për “misione mbrojtëse” në vendet afrikane, në bashkëpunim me agjencitë e refugjatëve dhe migracionit të Kombeve të Bashkuara. Liderët evropianë ranë dakord të ndihmonin vendet afrikane përmes aplikimit të politikave të reja migratore dhe grantesh të ndryshme. Ngritja e 2 agjencive të posaçme në Niger dhe Cad, për të kontrolluar paraprakisht legjitimitetin e azilkërkimit, është pjesë e projektit. Qendrat e para-azilit do të marrin financim evropian, njofton një diplomat francez. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet evropiane duhet të përcaktojnë qartë se cilët azilkërkues kanë nevoja humanitare të ligjshme dhe po ikin nga varfëria. Kancelarja shtoi më tej dhe rishikimin e Konventës së Dublinit për azilin.