Këshilltari i Trump gati për tu larguar nga Shtëpia e Bardhë
Shtator 02, 2017 03:10 Europe/Tirane
Keith Schiller, këshilltar i presidentit amerikan dhe drejtues i departamentit të operacioneve në “ Dhomën e Zënë” në Shtëpinë e Bardhë, do të largohet nga administrata Trump në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Sipas një njoftimi të CNN, çështjet financiare janë shkaku kryesor i largimit të Schiller nga Shtëpia e Bardhë. Kohët e fundit shumë prej këshilltarëve të afërt dhe me influencë të Trump, kanë dhënë dorëheqje dhe janë larguar nga Shtëpia e Bardhë. Politikat e presidentit amerikan në sektorin vendas e të huaj janë bërë shkak që shumë bashkëpunëtorë të afërt të tij të japin dorëheqjen ose shkarkohen nga detyra.
Tags