Përleshje mes policisë dhe refugjatëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58318-përleshje_mes_policisë_dhe_refugjatëve_në_francë
Përleshjet midis azilkërkuesve dhe policisë në qytetin Cahokia në Francë, shkaktuan tre të plagosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2017 13:18 Europe/Tirane
  • Përleshje mes policisë dhe refugjatëve në Francë

Përleshjet midis azilkërkuesve dhe policisë në qytetin Cahokia në Francë, shkaktuan tre të plagosur.

Sipas gazetës franceze Le Figaro, tre policë u plagosën në një përleshje me refugjatët që u fshehën në një kamion në qytetin verior të Calais në pjesën veriore të Francës. Policia franceze përdori gazin lotsjellës për t'i shpërndarë refugjatët dhe ky veprim shkaktoi nisjen e përleshjeve. Autoritetet e qarkut Calais kanë bllokuar përkohësisht Portin e Calais duke anashkaluar trazirat në transportin publik. Në dy vitet e fundit, qindra emigrantë të paligjshëm nga vendet e përfshira në konflikt në Afrikë dhe Lindjen e Mesme kanë udhëtuar në Francën veriore dhe në gadishullin Calais për të udhëtuar më pas në Britaninë e Madhe. Thuhet se 400 deri në 600 persona të zhvendosur jetojnë në kushte tepër të këqija në rrethinat Calais. Keqtrajtimet e policisë dhe vendimi i qeverisë franceze për shkatërrimin e kampeve të emigrantëve nga marsi i vitit 2017, kanë nxitur protesta nga organizatat e të drejtave të njeriut.