Rusia e quajti Amerikën shkelëse të ligjeve diplomatike ndërkombëtare
Rusia deklaroi se veprimet e autoriteteve amerikane në vazhdimin e pushtimit të ndërtesave të konsullatës dhe përfaqësive diplomatike të këtij vendi, janë shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të premten deklaroi se Amerika si vend mikpritës, ka për detyrë që në bazë të ligjeve diplomatike, të mbrojë pronat e Rusisë në atë vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë shtoi se pala amerikane kishte për detyrë që së pari të marrë leje nga autoritetet ruse dhe pastaj të hyjë në objektin e konsullatës së Rusisë në San Francisko në shtetin e Kalifornisë. Kjo është në kohën kur agjentët e FBI kanë kërcënuar se do të thyejnë portën e ndërtesës. Zakharova tha se agjentët e shërbimit inteligjent të Amerikës kanë sjell pajisje të veçanta në ndërtesën e konsullatës së Rusisë në San Francisko dhe po vazhdojnë të kryejnë veprime të dyshuara.