Shtohen shqetësimet për përhapjen e sëmundjeve epidemike në kampet e refugjatëve Rohingia
(last modified Sun, 10 Sep 2017 06:53:01 GMT )
Shtator 10, 2017 08:53 Europe/Tirane
  • Shtohen shqetësimet për përhapjen e sëmundjeve epidemike në kampet e refugjatëve Rohingia

Gjendja e vështirë e refugjatëve Rohingia në kampet strehuese në Bangladesh, është bërë shkak që ata të rrezikohen në mënyrë serioze nga sëmundjet epidemike.

Kanali televiziv Al Xhazira në gjuhën angleze njoftoi se një klinik që është hapur në afërsi të kufirit të Bangladeshit me Mianmarin për refugjatët Rohingia, ka raportuar se deri më tani ka trajtuar më shumë se 600 persona. Shumica e këtyre personave janë fëmijë dhe po vuajnë nga sëmundjet serioze si diarre, infeksione të lëkurës dhe temperaturë të lartë. Me qindra persona të shpërngulur janë strehuar në këtë rajon dhe kjo është hera e parë që ata kanë mundësi të shfrytëzojnë shërbime mjekësore. Mjekët kanë paralajmëruar në lidhje me përhapjen e sëmundjeve epidemike në kampet e refugjatëve Rohingia. Një prej shqetësimeve më serioze është mungesa e qasjes në ujin e pijshëm. Për çdo ditë me dhjetëra mijëra persona të shpërngulur hyjnë në kampet strehimore dhe organizatat humanitare kanë paralajmëruar për paraqitjen e shenjave të krizës humanitare në këto kampe strehimore.   

Tags