Në Londër mbahen protesta në mbështetje të myslimanëve Rohingia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58773-në_londër_mbahen_protesta_në_mbështetje_të_myslimanëve_rohingia
Në Londër, kryeqytet i Anglisë, është protestuar sot në mbështetje të myslimanëve Rohingia në Mianmar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2017 17:27 Europe/Tirane
  • Në Londër mbahen protesta në mbështetje të myslimanëve Rohingia

Në Londër, kryeqytet i Anglisë, është protestuar sot në mbështetje të myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë bërë thirrje për ndalimin e masakrimit të minoritetit Rohingia në Mianmar si dhe kanë kërkuar nga komunitetit ndërkombëtar të reagojë urgjentisht për të ndalur dhunën e ushtrisë dhe ekstremistëve budistë ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë sulmuar muslimanët Rohingia që nga tetori i vitit 2016, në një përpjekje për t'i larguar ata nga provinca perëndimore Rakhine. Sulmet janë intensifikuar që nga 25 gushti, pas sulmeve të dyshuara të armatosura ndaj postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Rakhine.