Në Londër mbahen protesta në mbështetje të myslimanëve Rohingia
Shtator 10, 2017 17:27 Europe/Tirane
Në Londër, kryeqytet i Anglisë, është protestuar sot në mbështetje të myslimanëve Rohingia në Mianmar.
Pjesëmarrësit në këto protesta kanë bërë thirrje për ndalimin e masakrimit të minoritetit Rohingia në Mianmar si dhe kanë kërkuar nga komunitetit ndërkombëtar të reagojë urgjentisht për të ndalur dhunën e ushtrisë dhe ekstremistëve budistë ndaj myslimanëve Rohingia në Mianmar. Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë sulmuar muslimanët Rohingia që nga tetori i vitit 2016, në një përpjekje për t'i larguar ata nga provinca perëndimore Rakhine. Sulmet janë intensifikuar që nga 25 gushti, pas sulmeve të dyshuara të armatosura ndaj postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Rakhine.
Tags