28 të vrarë nga përdorimi i armëve në Amerikë
Gjatë 24 orëve të fundit në shtete të ndryshme të Amerikës, 6 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur.
Mediat amerikane njoftuan se të shtëna me armë zjarri janë raportuar në shtetet Ilinoi, Nju Xhersi, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Kentaki, Nju Jork dhe Florida. Mbajtja e lirë e armëve në Amerikë për çdo vit merr jetën dhe plagos shumë shtetas amerikanë. Nëpër duart e amerikanëve qarkullojnë më shumë se 270-300 milion armë që do të thotë se pothuajse çdo amerikan posedon një armë. Me gjithë kërkesën e grupeve civile dhe anti-armë, deri tani qeveria amerikane nuk ka mundur të kufizojë ligjet për shitjen e lirë të armëve në vend. Donald Trump presidenti amerikan, konsiderohet një prej mbështetësve kryesorë të armëmbajtjes së lirë në Amerikë. Ai duke iu drejtuar përkrahësve të ligjit të armëmbajtjes ka thënë: I ka ardhur fundi periudhës 8-vjecare të diskriminimit të të drejtave të të atyre që posedojnë armë, të cilët tashmë kanë mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.